Në rajonin e Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Bllacë” mbrëmë rreth orës 20:00 tek vendi “Terminal”, efektivët e policisë e kanë privuar nga liria F.D. (33) nga fshati Pustenik, Kosovë, për shkak të dyshimit se është kryerës i veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Siç kumtoi MPB-ja, efektivët e policisë e kanë vërejtur personin si lëviz nga Kosova drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit tek ai, në thasë janë gjetur 14 paketime me rreth 15 kilogramë marihuanë.
Personi është dorëzuar në Stacionin e policisë Bit-pazar për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa droga është marrë dhe është dhënë për ekspertizë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Shkup – Njësiti për tregti ilegale me drogë dhe armë do të ngritë kallëzim penal.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...