Ndonëse në forma të ndryshme dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë një qeveri të re për përfaqësimin e Kosovës në procesin e dialogut. Por partitë e koalicionit qeverisës, larg idesë për një qeveri të re, i bëjnë thirrje opozitës të bëhet pjesë e Delegacionit aktual Shtetëror për Dialogun me Serbinë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndërsa deputeti i koalicionit qeverisës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në një përgjigje për “Zërin” hodhi poshtë kërkesën e partive opozitare për zgjedhje. Ai u shpreh se ende nuk është vonë që LDK-ja e LVV-ja t’i bashkohen Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë.
“Kërkesa që të shkohet në zgjedhje e pastaj në njëfarë mënyre të krijohet ekipi për bisedime me Serbinë është kërkesë ekskluzivisht politike dhe ka të bëjë vetëm me interesat e ngushta politike, por jo me interesat e Kosovës. Është shumë e domosdoshme që partitë opozitare të bashkohen dhe edhe tash nuk është vonë, meqë ende nuk ka filluar faza finale e bisedimeve me Serbinë, që të jenë të kyçura drejtpërsëdrejti në dialog”, ka thënë Reçica.
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës