Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, po cilëson se serbët e Kosovës duhet t’i thonë jo presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi është shprehur se thirrjet e Vuçiqit për serbët e Kosovës për të shkuar në Beograd për ta shpëtuar atë nga opozita, janë vazhdimësi e politikës së Milosheviqit.
“Klithjet e tij drejtuar serbëve të vendit tonë për shpëtim, dëshmojnë sëpari dështimin e tij në vendosje të demokracisë në Serbi dhe së dyti, instrumentalizimin e skajshëm të qytetarëve serbë të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Serbët e Kosovës duhet t’i thonë jo Vučić-it!?
Thirrjet e Presidentit të Serbisë Vučić drejtuar serbëve të Kosovës, për të shkuar në Beograd në mbrojtje të tij nga opozita, janë vazhdimësi e politikës së Miloševićit.
Klithjet e tij drejtuar serbëve të vendit tonë për shpëtim, dëshmojnë sëpari dështimin e tij në vendosje të demokracisë në Serbi dhe së dyti, instrumentalizimin e skajshëm të qytetarëve serbë të Kosovës.
Mjerisht ata janë vënë në shërbim të kauzave të rreme nacionaliste të Aleksandar Vučić dhe bandës së tij neočetnike, që në thelb, janë përpjekje për t’u mbajtur vetë në pushtet, pa pyetur për çmimin.
Dhe natyrisht se çmimi është i lartë: Deri në serbin e fundit të Kosovës!?
Po ky Vučić, si një ish zëdhënës i regjimit kriminal të nomenklaturës miloševićiane, për dekada të tëra abuzoi me ndjenjat e serbëve të Kosovës, manipuloi dhe i nxiti ata t’u bashkoheshin tendencave gjenocidale kundër shqiptarëve.
Është koha që pjesëtarët e komunitetit serbë të Kosovës t’i thonë jo një hegjemonizmi të ri e të pashpresë të Presidentit të Serbisë, që hapur është kundër vlerave euroatlantike dhe që për ta ruajtur pushtetin totalitar mbi të gjithë serbët, është në gjendje t’i nisë drejt ndonjë tragjedie të re, duke i sakrifikuar pamëshirshëm.
Protestat e opozitës në Serbi janë çështje të brendshme të shtetit serb, ndërsa serbët kosovarë duhet t’i ndërtojnë jetët e tyre, të patrazuar nga askush, në Republikën e Kosovës dhe t’i kontribuojnë demokratizimut të shoqërisë kosovare.
Prishtina zyrtare, institucionet kosovare, u garantojnë serbëve të Kosovës një të sotme të sigurt dhe ardhmëni prosperuese këtu, në shtëpinë tonë të përbashkët.
Lojalë ndaj Prishtinës, ata janë të sigurt se nuk do të dërgohen në luftra të pakuptimta e të përgjakshme, për ta mbrojtur pushtetin personal të kujtdoqoftë, siç i nisi “Kasapi i Ballkanit” Slobodan Milišević në vitet ‘90 kundër të gjithë joserbëve në rajonin tonë!?
Qytetarët e Kosovës, të komunitetit serb, duhet më në fund të vetëdijesihen politikisht dhe tê shkëputen nga terri mesjetar!
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh