Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar idenë e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë do të vendos populli i Kosovës përmes referendumit.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë.
Reagimi i Hotit vjen pas deklaratës së kreut të Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, i cili duke folur për marrëveshjen me Serbinë, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka thënë se “do të ketë marrëveshje me Serbinë, por për këtë do të organizohet një referendum”.
Postimi i plotë i Hotit:
“Marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë. Prandaj, duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse.
Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje. Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr