Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vet, ka kush ta bëjë këtë në vend të tyre.
Ai i ka porositur serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te ndonjë trazirë.
Vuçiq u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta.
Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiq.
“Nëse jo atëherë ka kush ta bëjë këtë”, ka shtuar Vuçiq duke apeluar te serbët që mos të kenë frikë.
Në pyetjen se kush do të jetë përgjegjës nëse humbet Kosova, Vuçiq është përgjigjur shkurt.
“Pyetni ata që rrahin gjoks dhe tregojnë heroin, ndërsa nuk e dinë as në hartë ku është Kosova”.
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...