Sulmuesi i xhamisë e ka vizituar Serbinë në vitin 2016, thotë Petrit Selimi

15:02 | 16 Mars 2019
A Z

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, i cili aktualisht shërben si shef ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka thënë se sulmuesi i armatosur në Zelandën e Re i ka vizituar disa shtete ballkanike në vitin 2016, përfshirë edhe Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Selimi ka thënë se lidhja e sulmuesit të dyshuar me Ballkanin dhe frymëzimi që ka marrë nga ky rajon për të kryer sulme nuk kanë qenë thjesht një koleksion i kujtimeve.

Sipas tij, prokurorët kanë konfirmuar se sulmuesi e kishte vizituar, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Turqinë gjatë vitit 2016.

Përndryshe, në veturën e sulmuesit dëgjohet një këngë nacionaliste serbe, e cila ishte publikuar në vitin 1995, në kohën kur tensionet ndëretnike në Bosnjë ishin në nivel të lartë. Besohet se kjo këngë titullohet “Karaxhiq, udhëhiqi serbët tu”.

Shpërndaje në rrjete sociale