Katër persona kanë gjetur vdekjen sot në dy aksidente të ndara. Tre kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur në Duhël të Suharekës ndërsa një person ka vdekur në një aksident në Vitomiricë të Pejës.
E, zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë personave të lënduar./Arbresh.info/
Gjithashtu Pacolli u bënë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Ja postimi i plotë
“Ditë e zezë në rrugët e Kosovës. Tre të rinj (23, 21 dhe 20 vjeç) në lulet e rinisë, është bilanci i aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Po ashtu një viktimë tjetër në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të lënduarit, ju uroj shërim të shpejtë. Përseri i bëj apel qytetarëve të respektojnë rregulluat e komunikacionit, të mendohet sigura në rend të parë. Qoftë Perëndia me ne!”, shkruan Pacolli.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...