Themeluesit e LSI-së duhet të paguajnë për gabimet që janë bërë me listat ndër vite.
Kryetarja, Monika Kryemadhi u shpreh se me djegien e mandateve do të rikthejnë LSI-në e ndryshimit të 2014, ndërsa kërkoi ndihmën e qytetarëve dhe të zotit për zgjedhje të parakohshme.
10 kandidatë nga lista e LSI-së kanë dalë kundër vullnetit të partisë, duke pranuar mandatin e deputetit. Në takimin me strukturat drejtuese në Tiranë, Monika Kryemadhi, u shpreh se pavarësisht se nuk është përgjegjëse për listat e 2017, duhet të paguajë kusuret e mosbindjes të anëtarëve të saj.
“Djegia e mandateve tregoi edhe njëherë që lista e deputetëve nuk ishin zgjedhja e Monika Kryemadhit, por 17 deputetët që dogjën mandatet dhe të gjithë ata që pranuan të mos jenë pjesë e Parlamentit të krimit, janë krenaria e Monika Kryemadhit, janë krenaria e LSI-së. Politika ka kusuret e saj, qoftë unë qoftë Petriti, qoftë edhe shumë politikanë të tjerë, por nuk ka kusure Endriti, Floida, Kejdi e shumë të rinj e të reja, apo edhe ju këtu. Dhe ne kusuret tona do ti lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë”, tha ajo.
LSI paralajmëroi që protesta e 16 marsit do të jetë një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria në këto dy dekada.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...