Kur na ndajnë edhe dy ditë nga protesta e opozitës së bashkuar në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur përmes një videoje të ftojë qytetarët, që t’i bashkohen “vrullit” opozitar.
“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i braktisim fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar e rrahur, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë. Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë”, thuhet mes tjerash në mesazhin e PD-së, drejtuar qytetarëve shqiptarë për protestën e 16 marsit në orën 11:00 para Kryeministrisë.
Pas djegieve të mandateve, opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme si e vetmja formë dhe formulë për të zgjidhur problemin dhe ngërçin e krijuar.
“Këtë të shtunë me 16 Mars ora 11:00 të gjithë në këmbë! Për të drejtat tona, për mirëqenien tonë, për të ardhmen tonë! #ShqipëriaSiEuropa #16mars”, shkruan Basha.
Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...
Pas vendimit të PZAP-së, analistët paralajmërojnë zgjedhje t...