Debati mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit është rikthyer këtë javë pas performancave të shkëlqyera të tyre në Ligë të Kampionëve dhe Fabio Capello ka mbështetur sulmuesin argjentinas.
Edhe pse ai e konsideron Ronaldon si një fitues dhe lojtar të shkëlqyer, ai nuk mendon se është një gjeni futbolli, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, por Messi është një gjeni”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Sports Italia.
“Në futboll janë tre gjeni, Pele, Diego Maradona dhe Messi”
“Ronaldo mund t’i ndihmojë skuadrës së tij për të fituar gjithçka, por Messi është një gjeni dhe shkon tutje”
“Unë për herë të parë jam përballur me Messin kur ai ishte 16 vjeç dhe isha i mahnitur”
“Ai tashmë bënte atë që bënë sot sepse ai është një gjeni”
“Ronaldo është bërë një kampion, por ai nuk është gjeni”, përfundoi Capello./arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit