Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë protagonistët e komedisë romantike ‘2 Gisht Mjaltë’.
Medoemos ky film do të ketë edhe skena puthjeje e për këtë detaj u pyet edhe bashkëshortja e Ermalit në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan-it’.
Ajo nuk dha detaje nëse do të ketë ose jo skena të tilla, ndonëse shtoi se “jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket”.

Në vijim, e pyetur nëse do të ndihet komode “kur dy shokët e mirë Ermali dhe Elvana të puthen”, Ami u përgjigj shkurt:
“Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij.”
Fabula e “2 Gisht Mjaltë” ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën, çmendurinë etj.
Premiera do të jetë më 28 mars, në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...