Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se votimi i platformës së dialogut, ka komplikuar gjithë situatën në Kosovë.
Ministri në dorëheqje për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se situata në Kosovë vazhdon të mbetet e pasigurt, transmeton lajmi.net.
Sipas tij pavarësisht kësaj, autoritetet kosovare nuk janë duke bërë asgjë për ta qetësuar situatën dhe për të vazhduar dialogun me Serbinë.
Në një prononcim për “Tv Pink”, Jevtiq ka thënë se votimi i platformës për dialogun me Serbinë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ka komplikuar edhe më shumë situatën.
Tutje Jevtiq citohet të ketë thënë se kjo platformë vetëm sa ka thelluar pasiguri edhe më shumë në Kosovë, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. /Lajmi.net/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...