Avdullah Hoti thotë se s’i pranojnë kushtëzimet, Qeverinë e rrëzojnë kur t’i kenë 61 vota

14:23 | 10 Mars 2019
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK do të procedojë me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka shkruar në Facebook se partia e tij nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush.

“LDK do te procedoje me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it ne momentin qe sigurohen 61 vota ne Kuvendin e Kosovës. Por, nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush”, ka shkruar Hoti në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale