Ermir Lenjani ka mbetur i habitur nga vendimi i trajnerit Christian Panucci për ta lënë në shtëpi futbollistin kosovar për ndeshjet e marsit të Kombëtares së Shqipërisë.
Edhe pse trajneri italian ende nuk e ka bërë publike listën me futbollistët që do t’i ftojë për ndeshjet kundër Turqisë dhe Andorrës më 22 dhe 23 mars, respektivisht, duket se Lenjanit i është bërë e ditur se është lënë jashtë, raporton Gazeta Express.
29-vjeçari i lindur në Prishtinë ka reaguar në rrjetet sociale duke ngritur shumë pikëpyetje për vendimin e trajnerit.

“Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja”, ka shkruar Lenjani në Instasotry në Instagram, në një shkrim të cilin e ka shoqëruar me shumë pikëpyetje në një story pasuese.

Nuk është i qartë vendimi i Panuccit, duke qenë se mbrojtësi i majtë i Sionit ka luajtur vazhdimisht për skuadrën e tij zvicerane dhe ka qenë pjesë e pandashme e kuqezinjve vitet e fundit.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...