Komuna e Malishevës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit. Kësaj radhe komuna e cila udhëhiet nga Ragip Bedaj ka menduar për veteranët e arsimit, derisa për ta ka aranzhuar një shëtitje në Shqipëri.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoritet kontraktues “Transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës në Republikën e Shqipërisë”, kësaj komune i ka kushtuar gati 10 mijë euro, transmeton Indeksonline.
Emri i operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata është N.T.SH “Lumi Reisen”.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 9 mij e 331 euro e 30 cent, derisa tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 9 mijë e 350 euro.

Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh