Erza Muminoviq e ka zënë vendin e shtatë në Kupën Evropiane U18 në Zagreb të Kroacisë, në kategorinë -48 kilogramë.
Muminoviq fitoi 3 ndeshje dhe humbi 2 të tjera duke zënë pozitën e shtatë.
Erza në ndeshjen e parë e mposhti me wazaari dhe tri dënime për ippon Hungarezen Lilla Hegedus. Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me wazaari dhe ippon sllovenen Diana Sterman.
Por u ndal në çerekfinale përballë kroates Viktorija Ana Puljiz, e cila e mposhti me tri dënime për ippon.
Erza vazhdoi të ndeshej në repasazh, ajo mposhti me wazaari italianen Sara Cesseli. Para se të humbiste me ippon kundër moldaves Liliana Scutari.
Arbër Nikqi (-60kg) humbi në ndeshjen e parë kundër Serbit Damir Kajic.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...