Manchester Unitedi është duke e vëzhguar mbrojtësin e djathtë të Milanit, Davide Calabrian, të cilin e sheh si zëvendësues të mundshëm të Antonio Valencias.
Por, Unitedi do të përballët me konkurrencë nga Evertoni për shërbimet e italianit, të cilin synon ta transferojë në verë.
Sipas gazetës Sunday Mirror, 22-vjeçari – i cili është prodhim i kuqezinjve – shihet si zëvendësues ideal i Antonio Valencias, që do të largohet nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni.

Evertoni është lidhur tashmë me Calabrian gjatë javëve të fundit, prandaj mund të kemi një luftë ofertash për italianin në Angli këtë verë.
Calabria ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2022 dhe i ka bërë 27 paraqitje deri tani këtë sezon, duke dhënë kontributin e tij me një gol dhe një asist.
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...