Sonte në ora 20:00 në Qeveri do të mbahet takimi mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe gjithçka që është në interes të shtetit, siç njoftoi Zaev, do të jenë temë bisedimesh në takim. Sipas Zaev, me këtë takim nuk ka nevojë format nga më shumë parti politike.
“Të bëjmë gjithçka që mundemi që në qershor të marrim datë për hapjen e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev.
Edhe kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski tha se do të bisedojë për tre çështje kryesore. Sipas Mickoskit, PSP është punë e mbaruar. Në intervistë në emisionin “Otvoreno” ai tha se “projekti Katica Janeva është tregim i përfunduar për shkak se PSP nuk i përmbushi pritjet për çka u formua dhe në mënyrë të plotë i dëshpëroi qytetarët”.
Në takimin që e ka pasur me Janevën ka dalë i dëshpëruar.
“Jo vetëm që nuk arriti të më bind në kapacitetet e saja si njeri dhe si profesioniste e nivelit të ulët dhe e humbi mundësinë të jetë prokuror special dhe të mbrojë të drejtën dhe drejtësinë. Ajo paraqet një dritë të ligë dhe nuk e meriton as mbështetjen e atij ekipi”, tha Mickoski.
Nga BDI deklaruan se do ta mbështesin ligjin e ri për PSP./Telegrafi/
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...