Moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do ketë erë në drejtim perëndim dhe jugperëndimor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga nga 0 deri 6 gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijë nga 15 deri 24 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesish i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri 22 gradë celsius.
Nën ndikim të valës së lagësht dhe më të ftohtë të hënën në orët e mbrëmjes, moti do të pasojë ndryshim të dukshëm. Në orët e natës por edhe të marten do të ketë reshje të shiut. Në male por edhe në vendbanimet më të larta do të ketë reshje bore dhe do të formohet një shtresë e re e borës.
Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat do të bien dukshëm. Nga dita e mërkurë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të dobëta lokale dhe me rritje modeste të temperaturave.
Normalizohet qarkullimi në rrugën Kir–Qafë Thore, Beci: Lëvi...
Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katar...
“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dh...
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...