Mosmarrëveshja mes Iscos dhe Santiago Solarit ka marrë një kthesë tjetër të shtunën mbrëma, pasi trajneri i Real Madridit e kritikoi mesfushorin spanjoll se nuk i përmbush kushtet për të luajtur.
Solari ka zbuluar se nuk po e aktivizon Iscon për shkak se ky i fundit nuk është në gjendjen e duhur fizike për të luajtur.
Isco e humbi vendin në ekipin e Real Madridit që prej se Solari erdhi në krye të skuadrës. Trajneri argjentinas tani e ka pranuar haptazi se Isco nuk po luan sepse nuk është në formën e duhur fizike.
“Çështjet disiplinore rregullohen në mënyrë të brendshme”, tha Solari i pyetur përse Isco kishte refuzuar të hipte në autobusin e ekipin së fundmi.
“Për të luajtur duhet të jesh në formën e duhur fizike së parim, e pastaj duhet ta ruash formën”, shtoi ai.
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...