Tifozët ultras të Paris Saint-Germainit nuk janë aspak të lumtur me eliminimin e skuadrës së tyre nga Liga e Kampionëve në mënyrë turpëruese së fundmi.
PSG-ja u turpërua duke humbur 1:3 nga Manchester Unitedi në shtëpi, edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë 0:2 në 1/8 e finales.
Tifozët reaguan duke i kritikuar ashpër lojtarët, për të cilët mendojnë se nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta mbrojtur emblemën e klubit.
“Ata të cilët duhet të luajnë me nder dhe ta mbrojnë fanellën janë futur në borxh ndaj tifozëve, klubit dhe ndaj punonjësve dhe ndaj të gjithë atyre që luftojnë”, thuhet në një letër të postuar nga tifozët ultras të PSG-së.
“Ne nuk jemi tifozë vetëm të fitores, por ne nuk do të lejojmë që lojtarët pa krenari ta lënë klubin tonë në baltë. PSG-ja meriton më shumë se mercenarë që janë të interesuar në pagat dhe jo në mbrojtjen e fanellës. Ne jemi krenarë me ekipin tonë, jo me lojtarët tonë”, thuhet me tej në letër.
Orientimi antiperëndimor i Serbisë
Sulmet/ Zelensky njofton se do të shpallë gjendje të jashtëz...
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 21 ushtarëve dhe po...
Gërvalla priti ambasadoren e Estonisë, diskutuan thellimin e...
Bekë Berisha, kryetar i KB Sigal Prishtina
Sulmohet ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj në Gj...