Idenë për të pasur një platformë në dialog me Serbinë në fazën përfundimtare të bisedimeve, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e quan si një anomali logjike sepse sipas tij nëse udhëheqësit e kësaj platforme do të dëshironin të kishin atë, është dashur të kenë në fillim të nisjes së bisedimeve.
Ai ka konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëhet pjesë e kësaj siç e quan ai ‘ndërmarrje tregtare’ në bashkëpunim me presidentin, Hashim Thaçi.
“Kosova duhet të kishte platformë qysh në ditën e parë në raport me Serbinë. Këtu është një anomali logjike sepse bëhet plan për një platformë në fazën përfundimtare të bisedimeve, nëse këta do të donin të kishin platformë do të duhet të kishin para se te fillojnë bisedimet. Kështu qe ne nuk mund të bëhemi pjesë e gjithë kësaj ndërmarrje tregtare në bashkëpunim me Hashim Thaçin e cila ka tendencën për të votuar një platformë siç ishte në kuvend” tha ai.
Në një intervistë për portalin arbresh.info ai ka thënë se presidenti Thaçi duhet ë ishte gardian për Kosovën por, sipas tij, ai po e bën të kundërtën.
“Këtu nëse duhan kaq shumë platformë mjafton ta zbatojnë kushtetutën, integritetin territorial, sovranitetin kjo do të duhet të ishe platforma e vërtetë e institucioneve të Kosovës qoftë e presidentit që duhet të ishte gardian i Kosovës por po e bën të kundërtën”, u shpreh Selimi.
I pyetur se është duke menduar Vetëvendosje të jetë pjesë e dialogut, Selimi thotë se për të pasur dialog me Serbinë duhet të kemi një dialog së pari në Kuvendin e Kosovës.
“Kosova duhet ti ketë të listuara kërkesat që i ka ndaj Serbisë. Përveç kërkesave Kosova duhet ti kishte kushtet ndaj Serbisë, a ne prej që bisedojmë me Serbinë po i nënshtrohemi kushteve të tyre. Sot po bisedohet për platformën pa pasur listë të kërkesave pa pasur kushte ndaj Serbisë pa pasur barazi, reciprocitet kundër Serbisë është absurde dhe e kotë që në të bisedojmë për platforma” ka thënë Selimi.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Gërvalla priti ambasadoren e Estonisë, diskutuan thellimin e...
Bekë Berisha, kryetar i KB Sigal Prishtina
Sulmohet ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj në Gj...
SHBA tërheq trupat nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e...
Pas “tradhtisë” së Dolces me Limin, Edi mbështet...
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund t...