Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk është i lumtur me paraqitjen e Philippe Coutinhos në stërvitje këtë javë.
Mesfushori brazilian vazhdon të ketë probleme për të shfaqur formën e tij më të mirë në Camp Nou këtë sezon duke kontribuar me vetëm tetë gola dhe pesë asistime brenda 38 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Në 13 paraqitjet e fundit në La Liga, ai ka arritur të krijojë vetëm një asistim, gjë që ka bërë që trajneri të startojë atë nga bankina në dy nga katër ndeshjet e fundit.
Derisa presioni në fushë vazhdon të rritet ndaj tij, duket se Pique nuk ishte i lumtur me të në stërvitje as të premten, gjë që mund ta shihni në videon më poshtë.
Mbrojtësi thuhet të ketë kritikuar Coutinhon për mos përpjekjet e tij për të mbajtur topin në ajër ashtu siç bënte e gjithë pjesa tjetër e skuadrës gjatë stërvitjeve.
Mbetet të shihet nëse Coutinho do të jetë startues ndeshjen e sotme ndaj Rayo Vallencanos këtë të shtunë./arbresh.info/
Momentin mund ta shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë:
Pique shouting at Coutinho who lost his focus: "Coutinho you're not with us"
— G (@PassToMessi) March 8, 2019
Coutinho isn't enjoying the best of times at Barcelona currently and Pique called for more focus from the Brazilian during Friday's training session.
Philippe failed to reach a pass in the rondo which prompted Pique to say “Come on Phil. You’re not plugged in!” [marca] pic.twitter.com/LS5UpJ6Bov
— barcacentre (@barcacentre) March 8, 2019
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson