Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ishte në Vaun e Dejës së bashku me Rudina Hajdarin e cila nuk e la mandatin e saj si deputete.
Për mandatin ajo kërkoi kohë për t’u konsultuar edhe me të huajt, të cilët nuk e mbështesin opozitën në këtë hap ekstrem dhe duket se kjo vizitë e saj me diplomatin e BE-së është një përgjigje.
Ndërkohë, zoti Soreca vijoi në prani të Hajdarit kritikat për sjelljen e opozitës: “Situata është e paprecedentë. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thënë disa herë këtë gjë, por pa sukses. Në rast moszgjidhjeje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyrë demokratike”.
Rudina Hajdari nuk ka folur ende dhe ka shmangur daljet publike, ndonëse prej saj nuk kanë munguar mesazhet për vendimin që tashmë duket se e ka marrë. Në rrjetet sociale, kur opozita shpalli vendimin, ajo e vlerësonte se djegia e mandateve në grup do të ketë risqe, ndërsa më vonë në Twitter ajo do të alarmonte ndërkombëtarët se donin ta përjashtonin nga partia./tch
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani