Policia gjermane vrau sot një terrorist iraken, i cili, kërcënoi me thikë forcat e rendit. Nga përleshja përveç vrasjes së agresorit u plagos rëndë edhe një police gjermane.
Por kush ishte agresori iraken?
Ai quhet Rafik Y. me kombësi irakene, por që një kohë të gjatë ka jetuar në Gjermani. Gjatë vitit 2004 kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit iraken në mes të Berlinit.
Pak para veprimit ai u kap nga forcat e sigurimit dhe u dënua me 8 vjet burg. Në vitin 2013 ai doli nga burgu.
Pasi ai ishte kërcënuar nga disa grupe ekstremiste në Irak, Gjermania vendosi të mos e shpërngul në vendlindje, me kusht që të paraqitet rregullisht në institucionet policore.
Së fundi ai jetonte në një apartament një dhomësh në lagjen Spandau, Berlin./ Bota Sot
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...