Gjatë vitit 2016 pritet fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë, me qëllim të plotësimit të autostradës “Arbën Xhaferi” në pjesën maqedonase.
Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Nimetullah Halimi në një prononcim për RTK-në tha se gjatë këtij muaji përfundon projekti i fizibilitetit për ndërtimin e këtij aksi nga firma projektuese Mott MacDonald dhe IPF Consortium.
“Është nënshkruar kontratë ndërmjet Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për projektimin e kësaj rruge. Është bërë edhe zhvendosja e nyjës në Stenkovec. Projektimi i ri ka paraparë edhe përcaktimin e saktë të pikës kufitare Bllacë-Hani Elezit,përmes së cilës do të lidhet autostrada Shkup-Prishtinë”, ka thënë Halimi.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...