Udhëheqësi i Qendrës për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ata kanë diskutuar për sfidat e pushtetit lokal dhe mundësitë e avancimit të qendrave urbane në Kosovë dhe Shqipëri.
“Ligji i Prishtinës, duhet të adaptojë pjesë nga modeli i organizimit të Tiranës
Nga takimi me kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj, diskutuam për sfidat e pushtetit lokal, mundësitë inovative në avansimin qendrave urbane si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Duke folur për formën e organizimit dhe funksionimit të Tiranës, theksova se Ligji i Prishtinës ka mundësi reale të përfshijë elemente nga organizimi funksional sipas modelit të Tiranës, me theks në aspektet që ndërlidhen me njësitë administrative dhe zonat funksionale në mënyrë që të segmentohen politikat strategjike dhe zhvillimore”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...