Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull kosovarë, nën dyshimin për ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’, raporton arbresh.info.
Sipas policisë, hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Prishtinë, në fillim të këtij viti, kanë filluar hetimet pasi në rrjetin social (Facebook) dhe në faqen e blerjeve online ‘merr-jep’, kanë hasur njoftime të tilla si: ‘punojmë tema diplome…’, duke vendosur edhe çmimin e këtij shërbimi (zakonisht 300 euro).
“ Policia për këtë dukuri ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka kërkuar lejimin e masave të fshehta të hetimit, në rastin konkret ‘blerje e stimuluar’. Në mesin e janarit ka filluar përdorimi i këtyre masave dhe ka përfunduar sot, më 7.3.2019, me momentin e dhënies së parave ‘hartuesve/përpiluesve të temave të diplomave’. Në flagrancë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’, policia ka arrestuar dy të dyshuarit:A. S. 30 vjeçare femër dhe F. E. 40 vjeçar që të dy shqiptar të Kosovës”, bën të ditur polica.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, dërgohen në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë