Trupi i pajetë i një personi është gjetur gjatë ditës së sotme në lumin Shkumbin në qarkun e Elbasanit.
Mësohet se trupi i pajetë i përket një të moshuari dhe është gjetur në breg të lumit në fshatin Muriqan.
Dyshohet se i moshuari nga Bradasheshi është mbytur pak kohë më parë dhe sot është pikasur trupi nga banorët.
Kufoma është dërguar në morgun e spitalit, ku do të realizohet identifikimi dhe zbulimi i shkaqeve të kësaj ngjarje.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës./balkan web
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...