Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë Britania e Madhe për funksionimin e mirëfilltë të sistemit prokurorial të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Britanik se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.
Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Britania e Madhe mund të kontribuoj, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...