(E plotësuar) Në përgjigjen për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka ka thënë se shkak për arrestimin e Kelmendit ka qenë dyshimi se ka kryer veprën penale Ushtrim i Ndikimit.
“Pas zhvillimit te hetimeve të vazhdueshme Policia, respektivisht Drejtoria e Hetimeve te Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në konsultim me prokurorin përgjegjës, me date 17.09.2015 ne ora 14:00 ka arrestuar personin e dyshuar I.K. me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Ushtrim i Ndikimit.
Ndaj te dyshuarit është caktuar masa e ndalimit nga Prokurori kompetent.”, ka thënë Daut Hoxha.
(I) Policia e Kosovës ka arrestuar pak çaste më parë pronarin e Hotel Palace në Mitrovicë, Idriz Kelmendin.
Burime të Gazetës Express thonë se Kelmendi u arrestua nën dyshimet se ka qenë ndërmjetësues tek Prokurorja Vahide Badivuku – e cila ndodhet në paraburgim nën dyshimet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...