Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë ditës ka vizituar edhe udhëheqësin e Zyrës së Bloomberg për Europë në Londër.
“Në Londër takova udhëheqësin e Zyrës së Bloomberg për Europë, Constatin Cotzias, me të cilin biseduam për strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë, në kuadër të diplomacisë ekonomike që kemi nisur si shtet”.
“Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha që kanë tërhequr interesimin e investitorëve. Më herët takova edhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”, e cila është e specializuar që t’i ndihmojë qeveritë që të ofrojnë shërbime sa më efikase për qytetarë. Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës janë në fokus edhe të diplomacisë kosovare. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...