Ministri Arsim Bajrami në përfundim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, përkatësisht, zëvendës-sekretaren për çështje arsimore dhe kulturore, Kelly Keinderling dhe zëvendës sekretaren e sekretarit federal të arsimit, Arne Duncan, si dhe zyrtarë të lartë në Agjencionin Amerikan USAID, përkatësisht, Susan Fritz dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Ministri Bajrami mori mbështetjen e plotë dhe përkrahjen në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor në Kosovë, përmes përkrahjes së Qeverisë Amerikane me anë të asistencës teknike dhe ekspertizës në ngritjen e standardeve të arsimit.
Ministri Bajrami shprehi mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Qeverisë amerikane për sektorin e arsimit, përmes dy projekteve të mëdha “Programi për Arsim Themelor” dhe “Programi për Transformim të Lidershipit” dhe njëherësh diskutuan për mundësitë dhe nevojat tjera të mbështetjes, për aspekte tjera të sektorit të arsimit.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...