Klubi i basketbollit Z Mobile Prishtina nesër nga ora 20:30 do të luajë kundër pesëherë kampionit Evropian Pallacanestro Varese nga Italia, që gjendet në top 5 ekipet më të trofeshme në Evropë.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme që është duke mbretëruar në Prishtinë, ekipi më i trofeshëm nga Kosova në basketboll Z Mobile Prishtina do të luajë në playoff të FIBA Europe Cup ndaj ekipit italian.
Një mobilizim i madh është duke u parë si nga klubi ashtu edhe nga tifozët Plisat të cilët janë duke punuar në vazhdimësi që të marrin sa më shumë përkrahje nga tifozët që salla të mbushet si asnjëherë më parë në Prishtinë.
Gjithashtu klubi nga Prishtina ka bërë publik një status për shitjen e biletave, pasi ka marrë qindra mesazhe për të siguruar një biletë për ndeshjen e nesërme.
https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/2459255057418897?__xts__%5B0%5D=68.ARDhxTqgpuJbZ-xRSuraXGfa25I-gr6KnB0oIWup8vhQhMLSOs6fUz9GYwmzdMgj0hbZyYlGJ8AF8nWtqdIdjitjWhhuPlw7g9Djc9HK8LTCWHlrLoRyECIIKwJzdCckzYcNtRhK3BMu1araJIKU0E3V-wEdgApkkOU0po8Ms1UJZqzNGqCAVPLzkx659J2jlBgYwQP7CqN-y6eC9ASIm_a5iaqSwB0IuNKjwyr3QNYgHaa6UhtvR6G6yMMsRfakkzU1nZkJGpkRKFzj8SrM-mxcxSYt2tuHhE-MLmjp6EfqUJiyqvo-PHONZTgXGI6opB0q_1_Vjd6xJyBFvFQOpQ&__tn__=-R
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...