Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit ka marrë vendim që përkujdesja shëndetësore për qytetarët që kërkojnë shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, të ofrohet edhe gjatë ndërrimit të natës.
Të njëjtit kanë bërë të ditur se pacientët që nuk kanë raste urgjente, tani e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë në njësinë e Urgjencës gjatë orarit të mbrëmjes për t’u mjekuar.
“Kjo praktikë do ta lehtësojë edhe punën në njësinë e Urgjencës, e cila do t’i kushtohet vetëm rasteve urgjente. Vendimi i Drejtorisë së Shëndetësisë do të fillojë të zbatohet nga java e ardhshme, përkatësisht nga data 11 mars 2019”, u bë e ditur nga Komuna e Prizrenit, transmeton Indeksonline.
Meqenëse rrjeti i shërbimeve mjekësore në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare punon deri në ora 20:00, ftohen qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe fillimisht të respektojnë orarin brenda ditës në mënyrë që të mos krijohet ngarkesë në QKMF gjatë orarit të mbrëmjes.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...