Seanca e sotme për rastin e PSP-së “Trajektorja” është anuluar sepse prokurorja Lile Stefanova ka qenë e penguar të marrë pjesë në seancë. Gjyqtari Goran Boshevski tha se ka marrë thirrje telefonike nga prokurorja se nuk do të mund të merr pjesë në gjykim.
Gjykimi për rastin “Trajektorja” ku të akuzuarit akuzohen për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrugës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, vazhdon më 13 mars, kur gjykata duhet të sqarohet për kërkesën e palës mbrojtëse, që sms porositë që të mos pranohen si dëshmi.
Për rastin e PSP-së “Trajektorja” akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ljupço Georgievski.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...