Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, ka thënë se dëshiron ta shohë Mauro Icardin duke luajtur në derbin e Milanos, si dhe e këshilloi Interin ta blejë skuadrën e Atalantës për t’i zgjidhur problemet.
Icardi mbetet jashtë skuadrës së parë të Interit që prej ditës kur iu hoq shiriti i kapitenit dhe nisi ta shënojë gjoja një lëndim në gju.
“E dua atë në fushë, edhe pse nuk jam shumë optimist. Jam paksa i zhgënjyer për gjithçka që ndodhi”, tha Sala për ANSA.
Politikani i dha edhe një këshilli ekipit të tij të zemrës, për tregun e transferimeve.
“Mbrëmë e pashë Atalantanë duke luajtur dhe thashë ‘shikoje këtë’”, shtoi ai.
“Në vend se ta imagjinojmë një fushatë transferimesh me këtë apo atë futbollist, ta blejmë skuadrën e tërë të Atalantës për t’i zgjidhur problemet tona”, sugjeroi ai.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...