Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka deklaruar publikisht se e ka pasur të pamundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur në Tuz, Mal të Zi.
Ajo ka pohuar për “Klankosova” se nuk e di arsyen specifike se përse nuk e kanë lejuar të votojë. Emina mendon që kjo lidhet me influencën e saj për popullin shqiptar.
“Jo, mua nuk më kanë lejuar hiç të votoj, nuk më kanë shkruar hiç…nuk e di arsyen pse sepse kam pasaportë dhe kartë identiteti të Malit të Zi. Por mundem të paramendoj se ndoshta është për shkak se nuk po dojnë të më lejojnë sepse jam shumë me zë për vendin dhe popullin tim”, është shprehur modelja.
Kujtojmë se sot votohet në Tuz për të zgjedhur kryetarin e komunës, pasi prej 1 shtatorit 2018, Tuzi u shkëput si komunë nga Podgorica, një kërkese disadekadëshe e komunitetit shqiptar. Thirrjet që shqiptarët të votojnë në këtë ditë historike nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit, ndërkohë që kandidati shqiptar, Nik Gjeloshaj, është shprehur optimist për rezultatin.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...