Miralem Pjanic ndëshkohet me karton të kuq

22:53 | 3 Mars 2019
A Z

Miralem Pjanic është ndëshkuar me të kuq dhe është detyruar të lë fushën e lojës para kohe.
Mesfushori i Juventusit, mori të dytin të verdhë në minutën e 47’, pasi preku topin me dorë, kurse të parin e kishte marrë në minutën e 34’.

Tashmë gjithçka është e barabartë në San Paolo sa i përket lojtarëve në fushë, pas daljes me të kuq të portierit të Napolit, Alex Meret, në pjesën e parë (25’).

Juve po fiton këtë takim 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Pjanic 28’ dhe Emre Can 39’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale