Qindra gazetarë kroatë protestuan në kryeqytetin Zagreb kundër presionit ndaj gazetarëve dhe tkurrjes së lirisë së shtypit në vendin e tyre.
Tubimi që u quajt “Ju morët kontrollin e medias, ne nuk do të heqim dorë nga gazetaria”, u organizua nga Shoqata e Gazetarëve Kroatë, në shenjë proteste ndaj mbi 1,100 padive të ngritura ndaj gazetarëve në vend.
Pjesëmarrësit kanë në plan t’i dorëzojnë qeverisë kërkesat e tyre kundër censurës.
Kjo çështje është vënë në qendër të vëmendjes, pasi televizioni publik i Kroacisë, HRT depozitoi 30 padi kundër gazetarëve të vet, përfshirë ndaj Hrvoje Zovkos, që është kryetar i shoqatës së gazetarëve, i cili u ankua për censurë.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...