Një vajzë e moshës 10-vjeçare ka qenë viktima e fundit e cila ka ndërruar jetë më 25 shkurt të këtij viti si pasojë e gripit sezonal në vend. Vdekja e saj ishte konfirmuar nga Komiteti për Grip Sezonal, nga ku ishte thënë se ajo ka pasur edhe probleme kardiovaskulare. Përndryshe, 10-vjeçarja është viktima e 11-të që ka vdekur si pasojë e gripit në vend.
Që nga muaji tetor i vitit 2018 e deri më tani 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit, derisa mbi 33 mijë qytetarë është raportuar të jenë të prekur me grip.
Më datën 25 shkurt të këtij viti viktimë e gripit kishte qenë edhe një 10-vjeçare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se edhe pse të gjitha grupmoshat janë të prekura me grip, ka pasur tendencë të rritjes së numrit të fëmijëve të prekur me gripin sezonal.
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...
Pas vërshimeve, dalin analizat e ujit – KRU “Mitrovica”: Mun...