Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po merr pjesë në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtme të OBI-it në Adu Dhabi.
Pacolli këtë sesion po e sheh si një mundësi të mirë për tu takuar me homologët e tij ku edhet ka zhvilluar një sërë takimesh, shkruan arbresh.info.
“Në orët e pasdites kisha mundësinë, që të zhvillojë takime me Ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Abel Al-Jubeir, Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi, ministrin e jashtëm të Togo-s, Robert Dussey dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Sedat Önal”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Sesioni i 46-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, që po i zhvillon punimet këtu në Abu Dhabi është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar shumë homologë të mi.
Në orët e pasdites kisha mundësinë, që të zhvillojë takime me Ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Abel Al-Jubeir, Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi, ministrin e jashtëm të Togo-s, Robert Dussey dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Sedat Önal.
Kosova gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...