Një 23 vjeçar nga fshati Poum I Strugës sot në orët e pasdites është qëlluar më armë zjarri.
Sipas informative të Alsat nga SPB Ohër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, kur personi me iniciale U. B.
I lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. 23 vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje derisa V.B. është dërguar në spitalin e Strugës. Personi U.B. I cili ka gjuajtur me armë siç njoftojnë nga policia vetë është paraqitur në stacionin policorë të strugës. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...