Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë (10 kg. 835 gramë).
Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të arrestuarit nga policia janë: A.L. viti i lindjes 1956, K.L. viti i lindjes 1993 , G.J. viti i lindjes 1986 , E.L. viti i lindjes 1995 dhe E.M. viti i lindjes 1984 që të gjithë kosovarë
Si prova materiale sipas policisë janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë. Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...