Të gjitha ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në kuadër të xhiros së 28-të në Premierë Ligë kanë përfunduar në favor të skuadrave favorite.
Arsenali mposhti bindshëm në Emirates skuadrën e AFC Bournemouthit duke shënuar pesë gola dhe duke pranuar vetëm një për të vazhduar tutje në top katërshe, shkruan portali arbresh.info.
Liverpooli gjithashtu arriti të realizojë pesë herë kundër skuadrës së Watfordit që ishte mysafire në Anfiled. “Redsat” përforcuan kreun e tabelës me tri pikë si dhe mbajtën portën e pastër në këtë ndeshje.
Fitore regjistroi edhe Manchester City i Pep Guardiolas, por kampioni në fuqi i Premierë Ligës mposhti me rezultat 1 me 0 skuadrën e West Hamit dhe goli i vetëm i ndeshjes ishte shënuar nga pika e bardhë.
Ndeshja më e rëndësishme u mbyllë në favor të Chelseas, i cili mposhti 2 me 0 në Stamford Bridge skuadrën e Tottenham Hotspurit.
Manchester United nuk gaboi gjithashtu duke vazhduar tutje i pamposhtur në Premierë Ligë me fitoren 1 me 3 kundër Crystal Palaces.
Yjet shqiptarë si Shkodran Mustafi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Aro Murici nuk ishin të pranishëm dhe nuk u inkuadruan për asnjë minutë të vetëm te skuadrat e tyre në këtë xhiro./arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot