FIFPlay ka qenë e zënë duke hedhur një sondazh me anë të së cilit kanë pyetur tifozët se kë dëshirojnë ta shohin në ballinën e FIFA 2020 në shtator dhe Cristiano Ronaldo është përballur me një garë mjaftë të ngjeshur.
Superylli portugez është gjithmonë në garë dhe duhet theksuar që rezultati i këtij sondazhi nuk do të ndikojë në vendimin final, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ashtu siç mund ta shikoni në foton më poshtë, Ronaldo aktualisht qëndron në vendin e dytë me vota në FIFPlay për shkak se ylli i Tottenham Hotspurit, Heung-Min Son, është duke udhëhequr garën.
Reprezentuesi i Koresë Jugore ka 134,758 vota në krahasim me Ronaldon me 131,768 vota ndërkohë që Lionel Messi qëndron në vendin e tretë.
Duhet thënë se këtu mund të ketë qenë një element që i ka bërë njerëzit të votojnë në favor të Sonit për të lënë Ronaldon në vend të dytë derisa votimi është bërë viral dhe ka tërhequr qindra votues.
Sidoqoftë, nëse FIFA dhe EA Sports marrin në konsideratë këtë rezultat, atëherë duhet të konsiderojnë lojtarin Son Heung-Min si një kandidat të mirë për të mbajtur tifozët e tyre të lumtur./arbresh.info/

Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...