Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimin në fushën e trashëgimisë kulturore për vepër jetësore “Dea Daranica”.
Ky çmim i është ndarë profesorit, Jusuf Osmanit.
Ai tha se ndihet shumë i emocionuar, duke falënderuar ministrin për këtë mirënjohje. “Trashëgimia kulturore identifikohet në identitetin kombëtar. Të huajt kanë dashur që të na i humbin identitetin dhe lashtësinë, por nuk e arritën qëllimin. Prandaj, për të folur për trashëgiminë duhet kohë shumë. Unë kam vizituar pothuajse çdo lagje të Kosovës”, ka thënë ai.
Ministri Gashi tha se puna e tyre nuk paguhet me vlera monetare.
“Besoj që puna e palodhshme dhe puna e juaj dhe shumë të tjerëve që nuk janë sot këtu, e mbajnë gjallë kulturën. Jemi munduar që të kemi një juri profesionale sa i përket vlerësimeve. Duart i kanë pasur të lira sepse kemi konsideruar që kjo juri do të vlerësoj drejtë. Krijimtaria juaj nuk shpaguhet me vlera monetare”, tha ai.
Për merita të veçanta, çmimi “Shtjefën Gjeçovi” i është ndarë profesorit të sociologjisë, Shemsi Krasniqit.
Krasniqi tha se është me fat që i është dhënë ky çmim e që Kosova ka këtë trashëgimi.
Çmimi për menaxhim institucional,” Muhamed Shukriu”, iu nda Milot Berishës dhe ai për vepër shkencore ” Zef Mirdita”, Gjon Berishës.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...