Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, udhëhequr nga ministri i vetëqeverisjes vendore Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, morën pjesë në shënimin e 15 vjetorit të vdekjes së kryetarit Boris Trajkovski në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ministri Fazliu, në fjalimin e tij nderoi kryetarin Trajkovski dhe tetë bashkëqytetarët tanë që në mënyrë tragjike humbën jetën në aksidentin e avionit në afërsi të Mostarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot jemi këtu të nderojmë një personalitet të madh në historinë e Maqedonisë. Boris Trajkoski si kryetar i shtetit vendosi rregulla se si duhet të veprohet si shef shteti. Nga perspektiva e sotme duhet ta falënderojmë për shumë punë. Ai e dinte si t’i vendos interesat shtetërore para interesave partiake. Për atë Republika e Maqedonisë së Veriut ishte mbi të gjitha. E dinte se si t’i balancojë politikat, mospajtimet e brendshme dhe faktorët e jashtëm. Pikërisht nga politika e tij solli deri te nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit. Kjo është një hap i madh dhe tregoi lëvizje të sinqertë shtetformuese, tha Fazliu.
Delegacioni i Maqedonisë vënë lule në vendin e aksidentin ku më 26 shkurt të 2004-tës me kryetarin Trajkovski humbën jetën edhe tetë persona nga delegacioni që udhëtonte për konferencë ndërkombëtare në Mostar./
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...