Ideja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse nuk po shihet seriozisht as nga deputetët, por as nga analistët politikë. Sipas tyre, LDK-ja e ka të qartë se një gjë e tillë është e pamundur, por po dëshiron të shfaqet si parti e cila ka gjetur zgjidhje për problemet e vendit
Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të udhëheqë një qeveri gjithëpërfshirëse, pjesë e së cilës do të ishin të gjitha partitë politike. Por LDK-ja ka theksuar se nuk do të bëhej pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse nëse edhe vetëm një parti e kundërshton. Duke ditur qëndrimin kundër të Lëvizjes Vetëvendosje karshi kësaj çështjeje analistët vlerësojnë se LDK-ja nuk e ka seriozisht këtë iniciativë.

Sipas tyre, LDK-ja e ka të qartë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, por vetëm po dëshiron të shfaqet si parti që po gjen zgjidhje për problemet aktuale në vend. Edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës një gjë e tillë është e papranueshme.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një përgjigje për “Zërin” ka thënë se partia e tij do të bëhet pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse vetëm në rast se LDK-ja udhëheq dhe në këtë qeveri marrin pjesë të gjitha partitë pa dallim. Sipas tij, kjo ide e LDK-së ka ardhur pas situatës që është krijuar në Kosovë dhe pas pamundësisë për të shkuar në zgjedhje.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...