Shumë qytetarë të Kosovës po kërkojnë që të heqin dorë nga shtetësia e tyre.
Vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare.
Arsye e këtij fenomeni, po thuhet të jetë edhe vonesa në liberalizimin e vizave, që do t’u siguronte qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Schengen.
E kërkesat për lënien e shtetësisë së Kosovës nuk po ndalen as këtë vit.
Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Punëve të Brendshme, është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit janar janë deponuar 378 kërkesa për lirim nga shtetësia kosovare.
E sipas statistikave të MPB-së, gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, asnjë qytetar nuk aplikoi për fitimin e shtetësisë kosovare.
Rëndom kërkesat më të shpeshta për lënien e shtetësisë kosovare vijnë nga personat që tashmë jetojnë dhe janë integruar në shtetin gjerman.
Arsyet e kësaj dukurie lidhen me atë se ky Gjermania nuk e njeh dyshtetësinë e qytetarëve të tyre.
Ndërkohë, Franca dhe Zvicra nuk e detyrojnë lirimin nga shtetësia.
Kryesisht kërkesa për lënien e shtetësisë së Kosovës kanë deponuar personat në moshë më të re.
Theksojmë se Republika e Kosovës qytetarëve të saj u lejonë të mbajnë dy e më tepër shtetësi, ndërkaq që ajo e Shqipërisë këtë numër e ka kufizuar në dy.
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...